Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tension i lartë në “Bentegodi”, anëtarit të stafit të Rudi Garcias i shkatërrojnë kompjuterin

Tension shumë i lartë në Verona para, gjatë dhe pas ndeshjes ndaj Napolit, e cila është karakterizuar gjithmonë nga një rivalitet shumë i fortë mes dy tifozërive.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, çmimin e këtij tensioni të ekzagjeruar ka paguar një anëtar i stafit të Rudi Garcias, i cili po studionte ndeshjen nga tribuna e “Bentegodit”.

Ettore Prota mësohetse është sulmuar fizikisht dhe për pësojë kompjuteri i tij është shkatërruar. Një episod i rëndë që Napoli e ka denoncuar në Prokurorinë Federale.

Lexoni edhe:

Sipas versionit të ndërtuar nga “Corriere dello Sport”, Ettore Prota, përgjegjës për dhomën taktike të Rudi Garcias, është sulmuar në tribunë dhe i është shkatërruar kompjuteri.

Gjatë intervalit, edhe tribuna ku ishin akomoduar gazetarët në “Bentegodi” u godit me gota birre nga disa ultras të Veronës.

Ndërkohë, Napoli ka paraqitur një ankesë zyrtare në Prokurorinë Federale për të raportuar incidentin.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...