Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Tension i lartë te Ferrari, Vettel-Leclerc “lajnë hesapet” në pistë

Tension i lartë në shtëpinë e Ferrarit, teksa dy pilotët, gjermani Sebastian Vettel dhe francezi Charlse Leclerc kanë kaluar një bashkëjetesë të vështirë këtë sezon dhe marrëdhëniet e tyre janë vënë në provë disa herë.

Megjithatë, duke parë se drejtuesit e skuadrës nuk ndërhynë asnjëherë për të vënë rregull dhe përcaktuar hierarkitë që në bokse, atëherë të dy vendosën të “lajnë hesapet” në pistë, në garën e parafundit të sezonit, në Brazil.

Kur të dy ishin në garë për vendin e katërt dhe jo për kreun, ishte Leclerc që doli mirë nga një kthesë dhe tentoi të befasojë gjermanin, por ky i fundit u kundërpërgjigj menjëherë dhe kontakti mes dy makinave bëri që të dy të mbyllnin garën.

Nga dinamika e ngjarjes, duket se ka qenë pikërisht Vettel më shumë fajtor për aksidentin, pasi të krijohet ideja që ia ka mbyllur shumë krahun, megjithatë u takon drejtuesve të Ferrarit që të zgjidhin këtë situatë dhe të marrin një vendim, pasi nisja e një tjetër sezoni me të dy pilotët, mund të rezultojë dështim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...