Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tension mes Barcelonës dhe Bayernit, merkato shkaku i përplasjes

Përplasjet në merkato kanë tensionuar raportet mes Barcelonës dhe Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë tentuan të bllokonin rinovimin e Pedrit, teksa edhe Sergino Dest ishte një objektiv i përbashkët për të dy klubet.

Katalanasit reaguan duke synuar joshjen e mbrojtësit Niklas Sule dhe “rrëmbimin” e talenteve si Kenan Yidiz (16 vjeç) dhe Gabriel Vidovic (15 vjeç). Kundërpërgjigja e Bayernit lidhet me Frenkie De Jong.

Mesfushori holandez është objektivi kryesor i bavarezëve, me trajnerin Julian Nagelsmann që e cilëson lojtarin si përforcimin perfekt për repartin e mesit të fushës.

Drejtuesit e Bayernit po bisedojnë me agjentin e 24-vjeçarit dhe po punojnë për të siguruar shërbimet e De Jong në këtë seksion të merkatos. Lojtari holandez vlerësohet rreth 70 milionë euro nga Transfermarket.

Ndërkohë, Barcelona po synon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes me Nicolas Tagliafico, pjesë e Ajax prej vitit 2018. Klubi spanjoll shpreson ta marrë në huazim deri në fund të sezonit 29-vjeçarin argjentinas.

Ndryshe mendojnë në Holandë, me Ajax që preferon shitjen e tij të menjëhershme për një shumë rreth 7-8 milionë euro. Lojtari latin e sheh si mundësinë e jetës kalimin në “Camp Nou” dhe po insiston që drejtuesit e “Harkëtarëve” të pranojnë huazimin e tij.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...