Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tension mes klubeve, Napoli rrezikon t’i prishen planet e merkatos

Gabri Veiga shënoi 11 gola sezonin e shkuar në La Liga me Celta Vigon duke qenë një fenomen i padiskutueshëm. Forma e mirë bëri që për 21-vjeçarin të kishte interes nga shumë klube, por Napoli u duk më afër shërbimeve të talentit spanjoll. Megjithatë, situata raportohet se ka ndryshuar, e ndonëse ishte arritur një marrëveshje paraprake mes kampionëve të Italisë dhe lojtarit, bisedimet mes klubeve nuk kanë shkuar mirë dhe ka patur tension, çka ka vënë në pikëpyetje kalimin e Veiga tek Napoli.

Nga kjo situatë janë të gatshme të përfitojën klube si Manchester City, Chelsea dhe Liverpool, të cilat mund të bëjnë një ofertë që të ndryshojë kursin e këtij transferimi. Napoli u tregua më i shpejtë dhe arriti akordin për shifrën e 31 milionë eurove, por mbetet për t’u parë nëse tensioni mes klubeve ka shkuar deri në pikën që të anulojë këtë transferim.

Lexo edhe: 

Napoli kishte përcaktuar dhe testet mjekësore, por lojtari spanjoll nuk ka udhëtuar drejt Italisë, duke vënë në pikëpyetje këtë transferim. Veiga pritet që të largohet dhe në dy javët e para ka luajtur vetëm 17 minuta në sfidën ndaj Osasunës, por një situatë e tillë ngre shumë pikëpyetje për të ardhmen e 21-vjeçarit.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...