Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tension në Gjilan, policia hedh spraj lotsjellës ndaj Dallkut, që shpërthen në ulërima (Foto)

Prishtina u mposht 2-1 në transfertë përballë Gjilanit dhe tani mund të thuhet se ka dalë nga gara për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 4 javë për t’u luajtur deri në fund të IPKO Superligës së Kosovës.

Megjithatë nuk mungoi tensioni gjatë dhe pas sfidës, pasi klubi kryeqytetas nuk u pajtua me një sërë vendimesh të arbitrit kryesor, por mbi të gjitha me përjashtimin me karton të kuq të portierit Visar Bekaj, dalja e të cilit ndikoi shumë në ecurinë e lojës.

Në përfundim të takimit stafi i Prishtinës me në krye trajnerin Armend Dallku rrethuan trupën e arbitrave për t’u kërkuar llogari, ndërsa diskutimi me tone të ashpra po zgjaste prej disa minutash deri sa ndërhynë edhe forcat e rendit.

Njëri prej këtyre të fundit përdori spraj lotsjellës, të cilin ia hodhi në sy trajnerit të Prishtinës Armend Dallku, për të detyruar këtë të fundit të largohej nga arbitrat, ndërsa për disa minuta tekniku kryeqytetas u pa të ulërinte nga djegia nëpër fushë.

Në intervistën për mikrofonin e Supersport u afrua fillimisht zëvendës trajneri i Prishtinës Debatik Curri, i cili akuzoi Federatën e Futbollit në Kosovë se ka dëmtuar garën me këta arbitra, ndërsa edhe Dallku nuk mungoi me mesazhin e tij.

“Është një turp kjo që ndodhi këtu dhe Federata duhet të mbajë përgjegjësi me këta arbitra që cakton, që nuk dihet se kujt i shërbejnë. Atë që na kanë bërë këtu, nuk e kam parë as në Serbi kur kam qenë me Kombëtaren. Për ndeshjen nuk kam çfarë të flas, pasi të gjithë e panë që ishte një maskaradë”, u shpreh Curri.

“Është një sjellje kriminale, në fillim e arbitrave në fushë dhe më pas e atyre që më hodhën spraj në sy. Unë akoma tani nuk arrij të shoh mirë dhe nuk e kuptova pse duhej përdorur spraj ndaj meje, që po debatoja normalisht me arbitrat. Zoti ua marrtë hakun 10 herë më rëndë atyre që më trajtojnë kështu”, tha Dallku për mikrofonin e Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...