Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Tension te Gjermania, mbrojtësi dhe sulmuesi për pak përplasen fizikisht

Tension në kombëtaren e Gjermanisë pak ditë para nisjes së Euro 2024. Mbrojtësi i Realit të Madridit, Rudiger, është për pak u përplas fizikisht me Nicklas Fullkrug gjatë stërvitjes së Gjermanisë.

Një episod që ndodhi para rreth 4000 tifozëve që ishin dyndur në kampin stërvitor të Gjermanisë për të mbështetur skuadrën që do të garojë në kompeticionin më të lartë kontinental si mikpritës.

Sipas asaj që raporton “Sport Bild”, gjithçka ka ndodhur gjatë një stërvitjeje normale. Lojtarët gjermanë po praktikonin krosimet e tyre kur mbrojtësi i Real Madridit dhe sulmuesi i Borussia Dortmundit u përplasën mjaft ashpër në disa raste.

Të dy ishin vendosur në grupe të ndryshme dhe, pas një dyluftimi të fortë, shpërtheu një debat i vërtetë.

Pas fërkimeve të para, në duelin e radhës Rudiger e tërhoqi mbajti Fullkrug dhe e tërhoqi poshtë.

Sulmuesi, pasi u rrëzua keq, filloi të shante jo vetëm shokun e tij të skuadrës, por edhe një nga anëtarët e stafit teknik, i cili sipas tij ishte fajtor që nuk e kishte ndalur Rudigerin: “Mos fishkëlleni!”

Në këtë pikë situata u nxeh dhe, pas futbollistët nisën të shtyheshin, duke shkuar thuajse në përplasje fizike.

Lexo edhe:

Situata u tensionua aq shumë sa u desh të ndërhynte për t’i ndarë ndihmëstrajneri Sandro Wagner, duke ndërprerë përkohësisht stërvitjen. Por kjo nuk është e gjitha.

Në fakt, Rudiger dhe Fullkrug nuk u qetësuan dhe mbrojtësi nuk e rifilloi punën me grupin, por përkundrazi iu bashkua trajnerit atletik për një vrapim rreth fushës.

Rudiger dhe Fullkrug ishin kundërshtarë pak ditë më parë në finalen e Championsit Real Madrid – Dortmund.

Edhe në atë rast të dy nuk u përmbajtën dhe nisën një duel të nxehtë, por në realitet jashtë fushës i bashkon një miqësi e madhe.

Vetë sulmuesi, vetëm pak ditë më parë, në një intervistë, zbuloi se Rudiger ishte ndër lojtarët e kombëtares me të cilët kishte marrëdhënie më të mirë.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...