Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tentativa për daljen nga kriza, Ancelotti mbyll në grumbullim skuadrën

Napoli vijon të kalojë një moment vërtetë të vështirë në kampionat, teksa nuk fiton që prej muajit tetor dhe në 6 ndeshjet e fundit të kampionat ka koleksionuar 4 barazime dhe 2 humbje, më e fundit pasditen e djeshme ndaj Bolognës në “San Paolo”.

Pas ndeshjes ishte vetë trajneri Carlo Ancelotti, që deklaroi se merr përgjegjësinë për situatën dhe se do të diskutojë me lojtarët për të gjetur një zgjidhje se si të kalohet sa më shpejt ky moment i vështirë.

Sot tekniku napolitan i ka thirrur të gjithë lojtarët në Castel Volturni, ndonëse ishte një ditë pushimi. Këtë herë askush nuk është stërvitur, por trajneri ka diskutuar gjatë me futbollistët në lidhje me problematikën e krijuar.

Në fund Carlo Ancelotti ka vendosur që skuadra të grumbullohet ditën e mërkurë dhe të vazhdojë aty deri të shtunën kur do të jetë edhe ndeshja me Udinesen.
Mësohet se vendimi i trajnerit ka ardhur pas një konsultimi të gjatë me presidentin De Laurentiis, që duket se i ka lënë dorë të lirë Ancelottit për të vendosur se si të dilet nga situata.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...