Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tentoi Muriqin, Galatasaray firmos me shokun e Xhakës dhe Shaqirit! Detajet e akordit

Galatasaray kërkoi Vedat Muriqin për sulmin, por bomberi nga Prizreni, i cili është nën kontratë me Lazion, do të rikthehet te Mallorca, ekip ku ishte i huazuar në fazën e dytë të sezonit të fundit.

Klubi nga Stambolli ka ndryshuar objektiv dhe ka përforcuar ofensivën me Haris Seferovic, sulmuesin me origjinë boshnjake të kombëtares së Zvicrës.

30-vjeçari është huazuar nga Benfica për 1 milion euro, teksa Galatasaray do ketë mundësinë ta blejë në fund të sezonit nëse paguan edhe 2.5 milionë euro të tjera te klubi portugez.

Seferovic ishte pjesë e “Shqiponjave të Lisbonës” në pesë vitet e fundit, duke fituar një titull dhe dy Superkupa Portugalie. Qendërsulmuesi do të përfitojë një pagë prej 2.3 milionë eurosh te Galatasaray, që kërkon rikthimin në majë të futbollit turk.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...