Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tentojnë ta grabitin, shoku i skuadrës së Ronney-t plagoset me thikë

Përvojë e hidhur për Andre Wisdom, mbrojtësin e Derby County-t, ekipit të divizionit të dytë në Angli.  Lojtari anglez, shok skuadre me Wayne Rooney, u godit me thikë nga disa banditë që donin ta vidhnin ndërsa dilte nga makina e tij në Liverpool.

Ishte vetë klubi e Derby County-t që e dha lajmin, duke sqaruar se Wisdom pësoi “një sulm të paprovokuar dhe aktualisht është në gjendje të qëndrueshme. Ai pësoi lëndime që e detyruan të shtrohej në spital. Tani qëllimi ynë është t’i japim atij dhe familjes së tij mbështetjen maksimale.” Sipas raportimeve në shtypin anglez, ai po vizitonte të afërmit në periferinë e Toxteth.

“Shërohu sa më shpejt, Wis!”, ishte “cicërima” e publikuar nga klubi anglez, në profilin e tij zyrtar. Ish-lojtari i Liverpoolit ishte protagonist në fitoren 2-1 të Derby-t ndaj Reading, të shtunën, e cila e afroi skuadrën edhe më pranë zonës së play-off-it për promovim në Premier League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...