Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tentojnë t’i grabisin vilën, familjen e Gattusos e shpëtojnë qentë!

Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve gjatë kohës që këta të fundit ndodhen në fushën e blertë duke luajtur, janë kthyer në një shqetësim të madh. Në shënjestrën e hajdutëve ka përfunduar edhe vila e Gennaro Gattusos.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes teksa po luhej sfida Valencia-Cadiz (0-1). Mundo Deportivo dhe Las Provincias raportojnë se një bandë hajdutësh tentuan të hynin në shtëpinë e ish-mesfushorit italian.

Brenda vilës në një provincë rreth 4 km larg qendrës së qytetit të Valencias, ishte familja e Gattusos. Për fat të mirë, keqbërësit nuk ia arritën qëllimit si pasojë e sistemeve të larta të sigurisë, funksionimit të tyre dhe qenve të pranishëm.

Gattuso ka bërë denoncimin në policinë spanjolle, që po punon për të identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...