Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teqja drejt riaftësimit të plotë, Rron Broja nën urdhrat e Sormanit

Partizani ka vijuar intensivisht përgatitjet në Turqi, ku ndodhet prej 10 ditësh për minifazën e janarit. Në buletinin informativ të ditës së sotme, klubi i kuq thekson portieri Aldo Teqja (shpëtoi mrekullisht pas rënies nga kati i gjashtë në Komunën e Parisit) po stërvitet rregullisht në Antalia, çka do të thotë që po rifiton formën sportive, për të qenë një alternativë e besueshme për kampionët në fuqi gjatë pjesës së dytë të sezonit.

Trajneri Sormani e ka patur grupin të plotë, pasi nën urdhrat e stafit teknik është vënë edhe mesfushori Rron Broja, i cili vjen pas grumbullimit me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen miqësore me Suedinë.

Partizani ka zhvilluar deri tani vetëm një miqësore në tokën turke, atë ndaj Trabzonsporit, të humbur me rezultat minimal, ndërsa këtë të mërkurë të kuqtë do të matin forcat me Honved të Budapestit, takim që do të nisë në orën 15:00.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...