Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teqja: Ndaj Tiranës për fitore, më mungon një titull kampion

Kukësi-Tirana do të jetë pa as më të voglin dyshim një nga përballjet më entuziazmuese të këtij edicioni. Dy ekipet që mbajnë statusin e pretendentit kryesor për triumfin final do të luftojnë në çdo centimetër të fushës së impiantit modern “Air Albania”.

Një duel që duhet përjetuar në çdo detaj dhe këtë ndjenjë dëshiron ta jetojë edhe një prej pikave më të forta në mbrojtjen e Kukësit, Olsi Teqja. Edhe pse blutë i kanë fituar dy takimet e drejtpërdrejta në këtë sezon, nuk është e thënë që e shkuara pozitive ndaj Tiranës të përsëritet ditën e premte.

“Jemi dy prej skuadrave më në formë të kampionatit dhe është e sigurt që do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me ritëm dhe futboll spektakolar, që do t’u pëlqejë edhe tifozëve. Do të fitojë skuadra që do të gabojë më pak dhe ndonëse ne kemi fituar dy përballjet me Tiranën, kjo nuk do të thotë asgjë për takimin e të premtes”, deklaroi Teqja.

Golin e fundit në kampionat, 31-vjeçari e ka realizuar pikërisht në kohën kur mbante veshur fanellën bardheblu, për më tepër një gol në derbi. Nga ai çast kanë kaluar më shumë se 3 vite. A do të festoj apo jo nëse i shënon skuadrës me të cilën zbriti në fushë në 62 ndeshje nga 2015-a në 2017-ën? Kjo mbetet për tu parë…

“Të them të drejtën u bënë tre sezone që jam larguara nga Tirana dhe normalisht që doza emocionale ka rënë disi. Për më tepër, unë nuk kam një marrëdhënie shumë të mirë me golin dhe nuk mund të jap fjalën që nuk do festoj, nëse shënoj në një stadium si ‘Air Albania’, para tifozërisë aty. Fillimisht shpresoj të shënoj, pasi vendimin për të festuar apo jo, do ta marr në ato momente”, tha mbrojtësi Teqja.

Kukësi nuk humbet prej 10 takimesh në kampionat dhe përpos barazimeve ndaj Luftëtarit e Bylisit, ka qenë në tërësi një periudhë pozitive. Në nivelin e pretenduar është shfaqur edhe Olsi Teqja, i cili së bashku me Obanor kanë formuar dyshen mbrojtëse që më pak është gjunjëzuar në këtë edicion të Superiores.

“Ecuria është shumë pozitive, pasi humbjen e fundit e kemi kundër Laçit në transfertë, edhe atë me polemika, pra rreth 10 javë pa humbje. Më vjen mirë që po përligj edhe besimin e klubit, që më ka dhënë një rol të rëndësishëm. Me Obanor jemi përshtatur mirë dhe deri tani jemi mbrojtja më e mirë e kampionatit”, tha futbollisti i Kukësit.

Të gjithë futbollistët në karrierën e tyre dëshirojnë të fitojnë titullin, motivimi është akoma më i madh kur trofeu i kampionit është i vetmi që të mungon në muzeun personal të medaljeve.

“Kam fituar 5 trofe në karrierën time dhe i vetmi që më mungon është titulli kampion. Dua ta fitoj patjetër edhe titullin kampion”, u shpreh Teqja.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...