Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teqja, si lider: Dua Superkupën, përforcimet jo thjesht për numër

Olsi Teqja me petkun e liderit të Kukësit në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Edhe pse ka vetëm 6 muaj te verilindorët, mbrojtësi kryeqytetas, në intervistën e dhënë për faqen e klubit flet si “veteran” dhe tregon objektivat që kanë nënkampionët e vendit.

Faza dhe nevoja e përforcimeve: Kushtet janë shumë të mira, temperaturat normale, jo vapë si në Shqipëri. Po punojmë me seriozitet. Presim të kemi plotësime në repartin e mbrojtjes. Me këtë gjë po merren drejtuesit, pasi kanë bërë analizën e duhur të situatës. Ata e dinë se ku çalon ekipi. Shpresoj të kemi përforcime shumë të mira, sepse kështu mund të jemi ekip konkurrues në sezonin e ri. Tani e kam eksperiencën e duhur për ta drejtuar repartin e mbrojtjes.

Roli i liderit: Është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse edhe ata që kanë qenë para meje kanë bërë shumë mirë, kanë fituar çdo trofe të mundshëm. Ata janë për t’u përshëndetur. Personalisht e kam filluar mbarë me Kukësin. Në gjashtë muaj fitova një trofe, Kupën e Shqipërisë. Shpresoj që së shpejti të fitoj edhe Superkupën e Shqipërisë. Objektivat? Kukësi futet çdo sezon me pretendime të mëdha.

Rivaliteti në kampionat: Nuk duhet të shohim çfarë bëjnë dhe synojnë rivalët, por të përqendrohemi te vetvetja. Diferencat mes ekipeve në Superiore janë shumë të vogla. Shpresoj të bëjmë përforcimet e duhura. Nuk na duhet një fryrje e grupit sa për numër, por cilësi në pozicione të veçanta. Me një grup solid, ku mbizotëron konkurrenca, e kemi rrugën e hapur drejt sukseseve të mëdha”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...