Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ter Stegen barazon rekordin e Claudio Bravos, tetë ndeshje në dispozicion për ta thyer

Marc Andre ter Stegen po thyen të gjitha rekordet si portier i Barcelonës. “Gardiani” gjerman, në sfidën e fituar me Atleticon, ka barazuar rekordin Claudio Bravos për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol brenda një sezoni në LaLiga.

Në sezonin 2014/15, që u kurorëzua me triumfin e trefishtë të “blaugranave” (Champions, LaLiga, Kupa e Mbretit), portieri kilian, në atë sezon titullar i padiskutueshëm, e ruajti të paprekur rrjetë në 23 sfida nga 37 të zhvilluara në total në kampionat.

Lexo edhe:

Ter Stegen e ka barazuar këtë rekord në 30 ndeshje të luajtura, që do të thotë se ka në dispozicion edhe tetë takime deri në fund të kampionatit për ta thelluar.

Bravo e mbylli kampionatin në sezonin 2014-2015 me 19 gol të pësuar, ndërsa Ter Stegen në sezonin aktual, në 30 ndeshje ka pësuar vetëm 9 gola.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...