Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ter Stegen, dashuri të përjetshme Barcelonës: Po pres klubin!

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen, nuk ka ndërmend të largohet nga katalanasit. “Gardiani” gjerman është shprehur në një intervistë se e shikon veten përjetësisht në Katalunjë:

“Në kokën time qëndron vetëm Barcelona, dua të jetoj aty gjithë jetën time. Këtu po më shkon gjithçka mirë, si në aspektin sportiv dhe në atë personal, familja ime është e lumtur. Nuk mendoj se do të jetë kontrata e fundit me Barcelonën. Jam duke pritur klubin.”

Gjerman, i pyetur se çfarë do të bëjë pasi t’i japë lamtumirën futbollit, la të kuptohet se po e projekton të ardhmen si trajner:

“Është ende shpejt dhe nuk e di se çfarë mund të bëj. Mendoj se puna e trajnerit është më e lodhshme se e lojtarit, sepse të duhet të merresh me gjithçka. Megjithatë, është një punë me të cilën punon me të rinj dhe më pëlqen. Mund të jetë një opsion i mire.”

Lexo edhe:

Ter Stegen është futur në sezonin e nëntë te Barcelona. 31-vjeçari u transferua te katalanasit nga Borussia e Monchengladbachut në vitin 2014 për 12 mln euro. Që atëherë portieri është aktivizuar në 381 ndeshje me “blaugranat”, duke e mbajtur portën e paprekur në 159 raste.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...