Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ter Stegen drejt rinovimit me Barcelonën me klauzolë të frikshme!

Barcelona kërkon të blindojë portën edhe për vitet në vazhdim. Sipas mediave katalanase janë në një fazë të avancuar bisedimet për rinovimin e kontratës së Marc-Andre Ter Stegen. Agjenti i portierit gjerman ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Barçës, për një zgjatje të bashkëpunimit edhe për 4 apo 5 vite të tjera. Aktualisht Ter Stegen ka një kontratë që i skadon në verën e vitit 2022 dhe klube si Chelsea, Bayern Munich apo Juventus kanë nisur të lëvizin dhe po tentojnë të marrin shërbimet e tij. Gjasat janë që gjermani të rinovojë pasi nga kontrata e re do të përfitojë një pagë ndjeshëm më të lartë ndërkohë që klauzola e largimit do të rritet nga 180 milionë euro që është aktualisht.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...