Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Ter Stegen i vë kufi Neuerit: Tani jam unë numri 1!

Pas shumë vitesh pa qenë në gjendje të shijojë pozicionin e titullarit më shtyllave të portës së Gjermaninë, pavarësisht paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Barçën, portieri Marc ter Stegen dëshiron të tregojë se ka ardhur koha për të qenë numri 1 me kombëtaren e tij dhe këtë e deklaroi në konferencën për shtypin para miqësores kundër Japonisë, e planifikuar për të shtunën, 9 shtator (20:45).

“Po, unë jam numri 1. E kam pritur prej kohësh këtë moment. Do të bëj gjithçka për të ruajtur statusin”, deklaroi Ter Stegen, i cili nuk hezitoi të tregonte se “në 2017 apo 2018, Neuer ishte padyshim numri një”, por që tani “situata ka ndryshuar” dhe ai ka besim se do të ketë shansin e tij në Kampionatin Evropian verën e ardhshme, që do të luhet pikërisht në Gjermani.

Lexoni edhe: 

Pavarësisht deklaratës së tij të fortë, duke pretenduar rolin e titullarit me Gjermaninë, Ter Stegen e inkurajoi rivalin e tij në procesin e rikuperimit të tij, por e bëri të qartë se ai është i fokusuar të ketë një paraqitje të mirë në miqësoret e ardhshme kundër Japonisë dhe Francës për të fituar besimin e trajnerit Hansi Flick.

“Nuk e di se në cilën fazë të karrierës së tij është Manu. Pas një dëmtimi kaq të rëndë, më e rëndësishmja është që ai të kthehet në fushë. Shpresoj që ta shijojë sërish futbollin. Nuk mund të ndikoj në këto çështje, nuk dua të shpenzoj energji për këtë.

Nuk mund t’i them trajnerit se çfarë të bëjë. Fokusi im është se çfarë mund të tregoj në dy ndeshjet e ardhshme”, shtoi Ter Stegen.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...