Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ter Stegen: Ja ndikimi i Xavit te Barça, jemi në avantazh për titullin

Portieri gjerman, Marc-André ter Stegen, nënshkroi për Barçën në vitin 2014 nga Borussia e Monchengladbachut, që përfitoi vetëm 12 milionë euro. Zubizarreta ka thënë gjithmonë se ky ishte operacioni më i mirë që ka bërë si drejtor sportiv i Barcelonës.

Sot, pas thuajse një dekade në Barcelonë, Ter Stegen është një nga kapitenët e ekipit të parë. Ai është 30 vjeç dhe konsiderohet tashmë si një futbollist me “gjak” katalan.

Që kur mbërriti në Katalunjë, nuk e pati të vështirë të fitonte garën për rolin e e titullarit. Pas thuajse 10 vitesh me fanellën “blaugrana”, mbetet i pakonkurrueshëm mes shtyllave. Ter Stegen është tashmë ndër më të mëdhenjtë në historinë e Barçës. E Meriton, sepse nuk ka pushuar kurrë së punuari për të zënë atë pozicion të privilegjuar.

Jo çdo gjë ka qenë e qetë për një profesionist të cilit i është dashur të luftojë edhe me dëmtimet dhe pasojat e tyre, deri në kufijtë e rezistencën mendore.

Sezoni i parë i Ter Stegenit në “Camp Nou” është vendosur në kornizë: gjermani, së bashku me Messin, Suarezin, Neymarin etj., fituan “tripletën” e dytë në historinë e Barçës, me Luis Enrique në pankinë. Ishte, çuditërisht, sezoni i fundit i Xavi Hernándezit në skuadër.

Marc shpjegon për “SPORT” se është jashtëzakonisht i kënaqur me menaxhimin që po kryen ish-shoku i tij dhe tani trajner i Barçës:

“Puna e Xavit, i cila ka bërë ndryshime të shumta në mentalitetin e grupit, po na ndihmon për të fituar ndeshje të vështira”, siguron ai, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për të luajtur mirë. Duhet të kesh vetëdijen e një ekipi kampion për t’u bërë kampion. Dhe kjo është një filozofi që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e të menduarit të një portieri që e urren humbjen:

“Këtë vit, deri më tani, rezultatet kanë qenë të mira. Duhet të vazhdojmë kështu, në të njëjtën linjë, për të mbyllur gjithçka me sukses”.

Gjermani nuk e hedh poshtë rolin e favoritit që i jep tani klasifikimi i La Liga-s:

“Kemi një avantazh të vogël, por ka janë ende shumë ndeshje”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...