Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ter Stegen shmang humbjen e Barcelonës, Reali -6 pikë nga “blaugranat”

Barcelona nuk mori më shumë se një pikë në “San Mames” me Athletic Bilbaon, madje nëse katalanët nuk dolën të humbur nga kjo sfidë duhet të falënderojnë portierin Ter Stegen, që me disa pritje vendimtare, sidomos ndaj Inaki Williams, nuk lejoi prekjen e rrjetës.

“Blaugranat”, të lodhur edhe nga impenjimi në Kupën e Mbretit ndaj Realit të Madridit, zhvilluan një ndeshje nën nivelin e zakonshëm e duhet të jenë të kënaqur me këtë rezultat, që në njëfarë mënyrë ndez garën në La Liga, pasi Reali i Madridit tashmë është vetëm 6 pikë larg Barcelonës. 4 pikë “Los Blancos” i rikuperuan vetëm në dy javët e fundit, sfida të cilat Barça nuk arriti t’i fitonte.

0-0  përfundoi edhe takimi mes Valencias dhe Real Sociedadit, ndërsa Sevilla edhe pse me 10 lojtarë në minutat e fundit, arriti të shmangte humbjen me Eibarin, në kohën shtesë. Më herët takimi mes Leganes dhe Betisit përfundoi me rezultatin e thellë 3-0.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...