Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

Ter Stegen shpalos objektivat: Dua të luaj në Europianin e shtëpisë

Pas shumë vitesh si rezervë e Manuel Neuer, Marc-Andre Ter Stegen është gati të marrë numrin një të Gjermanisë. Është ky objektivi i gardianit të katalanasve para Europianit të vitit 2024 që zhvillohet në Gjermani. Në një intervistë për Kicker, Ter Stegen theksoi se është maturuar në vitet e fundit ndërsa nuk ngurroi t’i uronte edhe shërim të shpejtë rivalit të tij, Neuer.

“Në vitet e fundit mendoj se paraqitjet e mia kanë qenë në nivele të larta, jam maturuar edhe në kombëtare e ndihem gati për hapin e radhës. Objkektivi im është të jem numri një i kombëtares, përveç se i Barcelonës.

Lexo edhe:

Do të bëj gjithçka është e mundur për t’i ofruar maksimumin e nivelit tim skuadrës së Barçës dhe kombëtares. Në muajin mars do të takohem me trajnerin Flick dhe stafin e tij dhe më pas do të jetë ai që do të marrë vendimin se kush do të jetë numri një tek Gjermania. Mendoj se duhet të ketë disa ndryshime.

Dua të luaj në Euro 2024, është Europiani i shtëpisë. Unë dua të ndihem një lojtar i rëndësishëm për kombëtaren. Neuer? I uroj më të mirën, shpresoj që të ketë një rikuperim të mbarë dhe të shpejtë. Është një portier i madh, i ma dërguar mesazh pas aksidentit pasi kam respekt për atë”, u shpreh Ter Stegen.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...