Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tërheqja e fondit gjerman, Barcelona në telashe, s’mund të regjistrojë gjysmën e skuadrës

Situatë e pasigurt në klubin e Barcelonës në prag të sezonit të ri futbollistit. Siç raportohet nga Esport3, fondi gjerman i investimeve, që duhej të blinte 16% të Barça Studios, është tërhequr.

Një situatë që rrezikon të shkatërrojë mundësinë e arkëtimit të 65 milionë eurove, aq të nevojshme për të regjistruar lojtarë që janë ende pezull (as blerjet e reja).

Burime pranë klubit katalanas mohojnë situatën e vështirë në qëndrimin e tyre për “El Mundo Deportivo”, duke këmbëngulur se negociatat me fondin janë ende në vazhdim.

Lexo edhe:

Kujtojmë se në gjendjen aktuale, Barcelona nuk mund të regjistrojë prurjet e reja, si: Inigo Martinez, Ilkay Gundogan dhe Oriol Romeu.

Këtyre u shtohen edhe elementë të tjerë që kanë rinovuar së fundmi kontratën, si: Ronald Araujo, Marcos Alonso, Sergi Roberto dhe Inaki Pena.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...