Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Tërhiqet nga basketbolli pikëshënuesi i nëntë më i mirë në historinë e NBA-së

Carmelo Anthony, pikëshënuesi i nëntë më i mirë në historinë e NBA-së, është tërhequr nga basketbolli pas 19 sezonesh.

38-vjeçari e bëri njoftimin e tij në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të hëne.

Anthony ka qenë 10 herë pjesë e All-Star dhe ka shënuar 28 289 pikë me gjashtë ekipe të ndryshme në karrierën e tij.

Ai nuk zbriti në parket këtë sezon dhe për herë të fundit luajti me Lakers në sezonin 2021-22.

“Tani ka ardhur koha që unë të them lamtumirë. Në fushën ku bëra emrin tim, në lojën që më dha ambicie dhe krenari”.

38-vjeçari Anthony është tri herë fitues i medaljes së artë olimpike me SHBA-në.

Lexo edhe:

“Melo” e ka skalitur emrin si një nga gjuajtësit më të mirë në NBA gjatë 20 viteve të fundit.

Gjatë karrierës së tij, Anthony përfaqësoi Denver Nuggets (2003-11), Neë York Knicks (2011-17), Oklahoma City Thunder (2017-18), Houston Rockets (2018-19) dhe Portland Trail Blazers (2019-21).

Ai u rendit i 3-ti në draftit e legjendarëve në vitin 2003, ku përfshiheshin gjithashtu LeBron James dhe Dwyane Wade.

Mesatarja e karrierës së tij në NBA është 22.5 pikë, 6.2 “rebound” dhe 2.7 asistime në 1260 ndeshje.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...