Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Tërhiqet nga detyra shefi i arbitrave në Egjipt, anglezin e kërcënonin për orientimin seksual

Ish-arbitri i Premier League, Mark Clattenburg është detyruar të japë dorëheqjen nga posti i shefit të arbitrave në Egjipt. Clattenburg që e mori rolin në gushtin e vitit 2022 u largua për shkak të kërcënimeve nga ana e tifozëve të klubit Zamalek, me këta të fundit që ishin të nxitur edhe nga ana e presidentit Mortada Mansour.

Presidenti Mansour e kishte kritikuar publikisht Clattenburg se ndikon për keq në futbollin e Egjiptit ndërsa gjithashtu e akuzoi britanikun se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij për të nisur një lidhje me një person të së njëjtës gjini.

Në këtë formë, pas protestave dhe kërcënimeve, 47-vjeçari vendosi të largohet nga Egjipti ndërsa pretendon edhe se nuk është paguar për dy muajt e fundit të punës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...