Formula 1

“Tërhiqu dhe mbro reputacionin”, legjenda e Formula 1 këshillon Hamilton

Forma e dobët në këtë sezon e skuderisë Mercedes ka penalizuar jashtëzakonisht shtatë herë kampionin e botës, Leëis Hamilton. Britaniku nuk ka fituar ende në asnjë nga 9 garat e zhvilluara deri më tani, ndërsa gëzimi i 37-vjeçarit për vendin e tretë në Çmimin e Madh të Kanadasë tregon se në këtë sezon pretendimet janë minimale.

Madje, ka nga ata që mendojnë se britaniku do të ishte treguar më i zgjuar nëse do të ishte tërhequr nga Formula 1, për ta mbyllur karrierën në nivele të larta. I tillë është edhe legjenda e Formula 1, Sir Jackie Steëart që thekson se Hamilton do të ishte treguar i zgjuar nëse do të kishte shmangur vuajtjet që po përjeton në sezonin aktual.

“Është koha që Hamilton të tërhiqet. Ka fituar shumë para dhe me të drejtë pasi ka qenë më i miri. Lewis mund të krahasohet me legjenda si Prost apo Senna. Është për të ardhur keq që ai nuk u tërhoq kur ishte në më të mirën e tij, tani nuk besoj se ka për ta bërë. Megjithatë, unë i mëshoj mendimit se do të ishte treguar më i zgjuar nëse do t’ia kishte kursyer vetes vuajtjet që po përjeton në këtë sezon. Ai i ka bërë një nder Formula 1 dhe mua do të më pëlqente që të tërhiqej”, u shpreh Stewart.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency