Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Tërmet 8 ballë” në Manchester, Watfordi e pëson keq ndaj City-t

Një “tërmet 8-ballësh” në “Etihad Stadium”, ka zënë poshtë skuadrën e Watfordit, që është treguar e pafuqishme të reagojë ndaj furisë së Manchester Cityt të Guardiolës, që vinte pas humbjes befasuese ndaj Norwich.

“Citizens” e nisën furishëm takimin dhe arritën të shënojnë 8 herë brenda 18 minutave të para, me 5 autorë të ndryshëm, konkretisht David Silva, Aguero, Mahrez, Bernardo Silva dhe Otamendi, të cilët zgjidhën fatin e ndeshjes që në start.

Më pas në pjesën e dytë ishte sërish portugezi Bernardo Silva që shënoi edhe dy herë të tjera, duke kompletuar tripletën personale, ndërsa Kevin De Bruyne sigloi shifrat 8-0.

Në sfidat e tjera, Everton u befasua në shtëpi nga Sheffield United, duke humbur me rezultatin 0-2, ndërsa me shifrat 2-0 triumfoi edhe Burnley ndaj Norëichit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...