Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tërmet në Angli, City dhe Chelsea rrezikojnë rënien nga Premier League

Heqja e 10 pikëve të Evertonit ka shkaktuar tërmet në futbollin anglez. Klubi nga Liverpooli u dënua për faktin që nuk ka respektuar rregullat e Fair-Play Financiar.

Por jo vetëm Evertoni, pasi për shkak të FPF rrezikojnë shumë edhe Manchester City e Chelsea. The Times shkruan se dy klubet e mëdha mund të përballen me heqjen e 30 pikëve.

Ose edhe më keq: rrëzimin nga Premier League! Një dënim që mund të jetë aktivizohet nëse akuzat ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat vërtetohen nga një komision i pavarur rregullator.

Kujtojmë që City u akuzua për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare në fillim të këtij viti. Përveç akuzave të vjetra ndaj kampionëve të Anglisë dhe Europës.

E njëjta situatë edhe për Chelsean, me klubin londinez që është përballur me probleme të FPF që në periudhën kur në presidencë ishte rusi Abramovich.

Lexo edhe:

Shkeljet e supozuara mbulojnë efektivisht një periudhë të gjatë nga sezoni 2009-10 deri në sezonin 2017-18.

Pas dënimit të Evertonit, Stefan Borson, një ndër avokakatët që këshillonte Cityn, shkroi në Twitter: “Sanksionet kundër Cityt dhe tani ndaj Chelseat, mund të çojnë në rënien e tyre nga kategoria.

Një gjë është e sigurt, duke pasur parasysh shkallën e këtij sanksioni sportiv, ideja e një gjobe të thjeshtë kundër Chelseat duhet të rishikohet urgjentisht dhe menjëherë”.

Manchester City u përjashtua nga Champions League në vitin 2020. Klubi u gjobit me 30 milionë euro për shkak të shkeljeve financiare të Fair Play.

Por, dënimi u hoq më pas nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe gjoba u ul në 10 milionë euro. Me motivimin se shumica e shkeljeve të supozuara nuk ishin konstatuar ose ishin të parashkruara.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...