Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tërmet në futboll, Gjykata Europiane i jep të drejtë Superligës

Erdhi dita e gjykimit dhe rezultoi një tërmet për futbollin. Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian ka vendosur në favor të Superligës, e cila kishte apeluar monopolin nga UEFA dhe FIFA.

Sipas GJED-së, ka abuzim me pushtetin dominues nga dy organet më të larta të futbollit kontinental dhe botëror, të cilat ushtrojnë monopol.

Optimizmi i një dite më parë nga ana e A22, kompania që synon të zhvillojë projektin për turneun e ri, u vërteua nga vendimi i Gjykatës e Drejtësisë së Bashkimit Europian.

“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për autorizimin paraprak të garave të futbollit mes klubeve, si Superliga, shkelin ligjin e Unionit”, përsëriti Gjykata. “Ato janë në fakt në kundërshtim me të drejtën dhe lirinë për të ofruar shërbime”, thekson Gjykata e BE-së, sipas së cilës “kompetencat e FIFA-s dhe UEFA-s nuk rregullohen nga asnjë kriter që garanton karakterin transparent, objektiv, jodiskriminues dhe proporcional”.

Sipas Gjykatës së BE-së, rregullat që kërkojnë autorizimin paraprak të UEFA-s dhe FIFA-s për krijimin e çdo projekti për një kompeticion të ri janë “të paligjshme”, siç janë edhe parashikimet e sanksioneve për skuadrat dhe lojtarët që do të merrnin pjesë në to.

Në mënyrë të ngjashme, rregullat që i japin FIFA-s dhe UEFA-s kontroll ekskluziv mbi shfrytëzimin komercial të të drejtave të lidhura me këto gara rrezikojnë të kufizojnë konkurrencën, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre garave për mediat, konsumatorët dhe shikuesit e BE-së.

Lexo edhe:

Më tej, theksohet se “organizimi i garave të futbollit dhe shfrytëzimi i të drejtave të medias përbëjnë, megjithatë, veprimtari ekonomike. Ato duhet të respektojnë rregullat e konkurrencës dhe lëvizjes së lirë, edhe nëse veprimtaria ekonomike e sportit karakterizohet nga disa specifika, si p.sh. si ekzistenca e shoqatave me kompetenca rregullatore, kontrolluese dhe sanksionuese”.

Gjykata nënvizon gjithashtu se, “paralelisht me këto kompetenca, vetë FIFA dhe UEFA organizojnë gara futbolli”.

Nga grupi fillestar prej 12 klubesh që nisën Superligën në prill 2021, vetëm Reali i Madridit dhe Barcelona mbetën në fushë (Juventus ka filluar procesin e largimit).

Mbështetur nga agjencia e marketingut A22, çështja shkoi në gjykatën “Mercantile” në kryeqytetin spanjoll, e cila nga ana e saj e referoi çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...