Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Tërmet” te Argjentina, Sampaoli akuzohet për ngacmim seksual, rrezikon shkarkimin

“Tërmet” te Argjentina vetëm pak ditë përpara startit të Botërorit Rusi 2018, aty ku Leo Messi me shokë do të shkojnë me objektivin për të rikthyer trofeun e Kupës së Botës në Argjentinë pas plot 32 vjetësh. Trajneri i La Selecion Jorge Sampaoli është përfshirë në një skandal seksual dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga stoli i kombëtares. Gjithçka është zbuluar në një emision radiofonik nga gazetari Gabriel Anejo, i cili ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit.

Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe te paguar për të heshtur.

Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë histori të tilla bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavezzin se pi hashash. Presidenti i AFA-s ndërkohë  Claudio Fabian po shqyrton seriozisht mundësinë për të shkarkuar Sampaolin përpara fillimit të Kupës së Botës dhe për ta zëvendësuar atë me një trajner të ri.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...