Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tërmet te moshat, të martën FSHF prezanton trajnerët e rinj!

Tërmet te kombëtaret e moshave. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se paraditen e të martës do të organizojë një konferencë për shtyp ku do të prezantojë trajnerët e rinj të ekipeve të moshave. Edhe pse mungon ende zyrtarizimi nga sa mësohet, i vetmi i shpëtuar është trajneri i kombëtares së 21-vjeçarëve Alban Bushi i cili do të vazhdojë punën në krye të Shqipërisë U-21. Është shkarkuar nga detyra ish sulmuesi i kombëtares Erjon Bogdani për shkak të rezultateve të dobëta që ka regjistruar me kombëtaren e 19-vjeçareve. Vendin e Bogdanit pritet ta marrë trajneri i përfaqësueses së 19-vjeçareve të femrave Nevil Dede. Ndryshime edhe në kombëtaren U-17 teksa pas largimit të Mustedanagiç, i cili do të mbajë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare, vendin e tij e ka zënë shkodrani Elvin Beqiri.Nuk mund të shpëtonte nga ky ristrukturim as trajneri i kombëtares U-15 Eqerem Memushi. Vlonjati është shkarkuar, pozicionin e tij e ka  marrë Armand Damo. Të gjithë trajnerët e rinj pritet të prezantohen ditën e nesërme.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...