Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Tërmet te Reali i Madridit/ Arrestohen 4 futbollistë, akuza të rënda!

Reali i Madrid në shok! Katër futbollistë – një nga skuadra Castilla dhe tre nga skuadra e tretë – janë arrestuar për përhapjen e videove me natyrë seksuale.

El Confidencial raporton se hetimi nisi nga një akuzë e paraqitur në datën 6 shtator nga nëna e një vajze të mitur.

Gruaja është shprehur se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video porno me të bijën. Dhe më pas e ka shpërndarë te të tjerët.

Lexoni edhe:

Emrat e të arrestuarve nuk zbulohen për momentin, teksa dyshohet se janë të përfshirë edhe nga futbollistë nga skuadra e parë e Realit.

Katër lojtarët e rinj, të cilëve u janë sekuestruar telefonat, janë arrestuar gjatë mëngjesit të sotëm. Pak para nisjes së seancës stërvitore.

Ndërkohë, “Los Blancos” kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, aty ku lexohet: “Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar i Castilla-s dhe tre të Real Madrid C, kanë bërë një deklaratë në polici në lidhje me një ankesë.

Për shpërndarjen e pretenduar të një videoje private në WhatsApp. Kur të njihemi me faktet e ngjarjes, do të marrim masat e duhura”.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...