Futbollisti i Rizesporit, Enriko Papa, ka përjetuar frikën e tërmetit që ka goditur Turqinë në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Turqia, për SuperSport 29-vjeçari tregon përjetimin e momentit, teksa ka qenë në katin e 14-të të hotelit ku ishte akomoduar.
Në Turqi aktivizohen krahas Enriko Papës edhe Odise Roshi, Ermir Lenjani, Eduard rroca, Jurgen Bardhi, Dejvid Bregu, Omar Imeri dhe Endri Ccekicin, me këtë të fundit që ka qenë pranë zonës së epiqendrës së tërmetit.
Ku ishit në momentin që ndodhi tërmeti dhe a patët frikë?
Në momentin e parë isha në hotelin që më dha ekipi, e ndjeva goxha dhe zgjati diku tek 1 minutë. Sapo u ndalën lëkundjet, zbrita poshtë dhe erdha në bazën ku grumbullohet ekipi. Qëndrova këtu dhe pas një ore munda të fle pak. Pati edhe një tërmet tjetër në orën 11:30, por fati im është se jemi pak larg.
Lexo edhe
- Hetimi i Premier League-s, Manchester City rrezikon përjashtimin
- “Mund të luaja me Barcelonën, por i bëra nder Puyol”, ish-kapiteni i Interit zbulon prapaskenën
- Një tjetër hap drejt Superiores, Dinamo dhe Skënderbeu nuk bëjnë hapa fals
- 7 ndeshje pa fitore në kampionat, skuadra e Premier League shkarkon trajnerin
Ke pasur komunikim me futbollistë të tjerë shqiptarë, miq tuaj?
Më kanë shkruar të gjithë, janë interesuar për mua dhe dua t’i falënderoj dhe jam i lumtur, sepse mbështetja e njerëzit duhet në momente të vështira. Nuk kam ndërmend të lëviz, sepse këto janë gjëra që ndodhin dhe kështu që Zoti na ruajttë! Shpresoj që çdo gjë të mbyllet me kaq.
Në këto momente është e vështirë të flitet për futboll, në Turqi. A keni pasur komunikim me drejtuesit e klubit?
Për momentin është ndërprerë kampionati. Këtu tek ne nuk ka probleme, do ta vazhdojmë normalisht stërvitjen, por është një ekip që ka humbur një portier, një lajm shumë shumë i keq. Ishte portier i Malatyasporit. Presim të na thonë se çfarë do të bëjmë. Në këto momente e kupton se sa e rëndësishme është jeta e njeriut, prandaj duhet të jemi të dashur me njëri-tjetrin, të mos shohim vlerat materiale apo interesat personale, të ndihmojmë sa më shumë njerëzit.
