Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tersi i Saint-Etienne, në 26 ndeshje ku luajti, “të gjelbrit” nuk morën asnjë fitore

Rënia e Saint-Etienne nga Ligue 1 ka pasur disa protagonistë negativë, por Harold Moukoudi është lojtari që mbi të gjithë ka përjetuar një sezon makthi.

Mbrojtësi i Saint-Etienne ka luajtur gjithsej 26 ndeshje në ligë dhe play-out, pa fituar asnjë. Një bilanc dramatik i karakterizuar konkretisht nga 15 humbje dhe 11 barazime, pa provuar asnjëherë shijen e fitores.

Sa herë që Moukoudi ka zbritur në fushë në formacion apo edhe nga pankina, Saint-Etienne nuk ka arritur të merrte 3 pikë. Fitoret e “të gjelbërve” në kampionat këtë ishin vetëm shtatë dhe në të shtatat Moukoudi qëndroi vetëm në stol ose nuk ishte i pranishëm fare, për shkak se ishte i grumbulluar me Kamerunin për ndeshjet e Kupës së Kombeve Afrikane.

Natyrisht, faji për rënien e Saint-Etienne nuk mund t’i atribuohet 24-vjeçarit, i cili ishte ndër më të mirët në sezonin e kaluar, por të dhënat në lidhje me të janë në fakt shqetësuese.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...