Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Test shpejtësie te Arsenali, kush janë “raketa” dhe “breshka” e skuadrës

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme Premier Leaguen, teksa ka marrë dy humbje në dy takimet e para, ndonëse përballë ka pasur skuadra si Manchester City dhe Chelsea.

Pierre Emenicke Aubameyang ka përfunduar në qendër të kritikave, pasi ka shpërdoruar shumë mundësi shënimi, veçanërisht ndaj Chelseat, ku skuadra e Unay Emery humbi me vetëm një gol diferencë, 3-2.

Tekniku spanjoll kërkon që skuadra të rikthehet menjëherë te fitoret dhe sot ka realizuar edhe një test shpejtësie te futbollistët e tij, për të parë se si është gjendja e tyre fizike.

Rezultatet e testeve janë publikuar në Instagram nga ai që ishte edhe më i shpejti i skuadrës, Aubameyang, i cili ka dashur t’u japë edhe një përgjigje kritikëve të tij, duke treguar se gëzon një top formë.

Ish sulmuesi i Borussias së Dortmundit regjistroi rezultatin më të mirë, duke u konfirmuar si lojtari më i shpejtë i “topçinjve”, ndërsa “breshka” e skuadrës ishte Lucas Torreira.

Mesfushori uruguaian i ardhur këtë verë nga Sampdoria, nuk ka shpejtësinë në të vrapuar armën e tij më të fortë, por shpejtësinë e veprimit dhe të qarkullimit të topit, cilësi për të cilat edhe londinezët shpenzuan rreth 35 milionë euro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...