Angli

Testet fizike dhe psikologjike e “ngelin në klasë”, sulmuesi anglez refuzohet nga belgët

Andy Carroll, ish-sulmuesi i famshëm i Liverpool dhe Newcastle, pasi mbylli aventurën e sezonit të fundit me West Bromwich Albion në Championship, po studion alternativat për aventurën e radhës. Një opsion konkret ishte Club Brugge në Belgjikë të cilët pasi u shpallën kampionë, do të luajnë edhe në Champions League.

Një skenar i përkryer për 33-vjeçarin që falë eksperiencës së gjatë mund të shndërrohej në një udhëheqës të belgëve. Megjithatë, diçka e tillë nuk mund të konkretizohet pasi Carroll nuk ka kaluar testet fizike dhe ato psikologjike.

Carroll udhëtoi për në Belgjikë menjëherë sapo mbylli muajin e mjaltit në Meksikë dhe me siguri nuk ka mundur ta respektojë dietën ushqimore, (në fakt edhe me West Brom ka lënë për të dëshiruar në aspektin fizik) ndërsa një pikëpyetje e madhe ngrihet për faktin që sulmuesi “ngeli në klasë” për testin psikologjik edhe pse vjen pas një periudhë të shkëlqyer sa i takon jetës private.

Tashmë, Carroll i mbetet të shqyrtojë alternativat e radhës ndërsa sulmuesi duket i “joshur” për të provuar një eksperiencë jashtë Anglisë, pasi diçka të tillë nuk e ka provuar kurrë më parë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency