Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Testet ndaj Covid-19, gjashtë persona rezultojnë pozitivë në kampionatin anglez

Në Angli ka nisur grumbullimi i skuadrave për të filluar stërvitjen dhe për të qenë gati për të vijuar ndeshjet e kampionatit, aty ku u ndërprenë në muajin mars, për të përmbyllur me sukses sezoni 2019-2020.

Të gjithë futbollistët dhe pjesëtarët e stafeve u janë nënshtruar tamponëve, për të parë nëse janë apo jo pozitivë ndaj koronavirusit, ndërsa mediat angleze raportojnë se 6 persona kanë rezultuar të infektuar nga Covid-19, vetëm nga testet e kryera të dielën dhe të hënën.

Bëhet fjalë për futbollistë ose pjesëtarë të stafeve nga tre klube të ndryshme, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, por vetë ata janë futur në izolim menjëherë dhe do të qëndrojnë të karantinuar për të paktën 7 ditë, me shpresën që më pas të rezultojnë negativ.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...