Formula 1

Testet përgatitore, dominon Ricciardo me Red Bull-in

Piloti i skuadrës së Red Bull, Daniel Ricciardo regjistroi kohën më të shpejtë të ditës së parë, përsa i përket testeve përgatitore të Barcelonës, në prag të sezonit të ri të Formula 1, që starton pas 4 javësh në Australi, me Çmimin e Madh të Melburnit. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut në fund të sesionit të pasdites, i bënë pak të dobishme provat e dyta, kështu që në fund të ditës, në pistën e Montmelos rezistuan dhe mbetën të pandryshuara pikërisht 4 kohët më të mira të sesionit të paradites.

Kështu piloti australian i ekipit Red Bull regjistroi kohën 1’20″179, duke lënë në vendin e dytë për 0,170″ pilotin e ekipit Mercedes, Valtteri Bottas. Të dy këta pilotë përdorën goma të mesme, gjithsesi Ricciardo ishte piloti që qëndroi më shumë në pistë, teksa testoi njëvendëshen e tij për plot 105 xhiro, pothuajse dyfishin e kohës krahasuar me pilotin finlandez, që provoi makinën e tij për vetëm 58 xhiro gjithsej.

Në Katalunjë drejtuesit e Ferrarit vendosën që ditën hapëse të këtyre testeve të provonte makinën e kuqe Kimi Raikkonen. Kampioni i botës i vitit 2007 provoi Ferrarin për 80 xhiro me goma të buta, duke e mbyllur ditën me afërsisht 3/10-at diferencë, kundrejt vendit të parë. Kompletoi 4-shen e parë Nico Hulkenberg, i cili ndonëse testoi makinën e tij Renault R.S.18 me goma të mesme për 73 xhiro gjithsej i përfundoi provat e ditës së hënë me kohën e 4-t më të shpejtë të paradites 1’20″547, ndërsa në vazhdim piloti gjerman i la radhën shokut të skuadrës Carlos Sainz Jr.

Piloti spanjoll me vetëm 26 xhiro në pistën e Montmelos u pozicionua në vendin e gjashtë, 2″ larg vendit të parë, sidoqoftë me kohën e tij 23-vjeçari madrilen ishte më i shpejti nga të gjithë pilotët që testuan në provat e pasdites. Në mes të dy pilotëve të Renault u klasifikua spanjolli tjetër, 2 herë kampioni i botës Fernando Alonso, që humbi tre orë nga sesioni i paradites për arsye të një dalje nga pista, për shkak të një problemi në gomën e djathtë, në pjesën e prapme.

Në cirkuitin e Katalunjës koha e lejuar ishte 9 e mëngjesit me orën 18 të pasdites, sidoqoftë piloti asturian u mjaftua me vendin e pestë, me goma super të buta me afërsisht 1,2″ diferencë me Ricciardo-n. Kohën e dytë më të shpejtë në sesionin e fundit e regjistroi kampioni në fuqi Lewis Hamilton, që zëvendësoi kolegun e tij te ekipi Mercedes Valtteri Bottas dhe 4 herë kampioni i botës vuajti kushtet e vështira të pistës, duke u pozicionuar në vendin e shtatë, me 2,2″ vonesë në 25 xhiro që provoi në total. Me radhë më pas u renditën respektivisht edhe gjashtë pilotët e tjerë: Brendon Hartley, Lance Stroll, Romain Grosjean, Marcus Ericsson, Nikita Mazepin dhe Sergey Sirotkin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency