Formula 1

Testet zyrtare Vettel ‘fluturon’ me Ferrarin e ri

Serbastian Vettel dhe Ferrari i tij, ‘fluturojnë’ në testet e Formula 1, në Barcelonë. Piloti gjerman ka realizuar plot 168 xhiro, më shumë se çdo pilot tjetër dhe ka vendosur kohën më të mirë, 1:20.396, me goma të mesme.

Ai ka lënë pas pilotin e Mercedesit, Valteri Bottas dhe atë të Red Bullit, Max Verstappen, ndërsa kampioni në fuqi i botës, Leëis Hamilton regjistroi vetëm xhiron e 4-t më të shpejtë.

Moti i keq javën e kaluar ka kushtëzuar testet zyrtare, teksa sot koha ka qenë shumë e mirë dhe pilotët kanë pasur mundësi të marrin maksimumin nga makinat e tyre.

Kur kanë mbetur më pak se 20 ditë nga starti i sezonit të Formula 1, duket se Ferrari SF71H po tregon se do të jetë i denjë për të rivalizuar me Mercedesin.

To Top