Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Testi i radhës në Antalia, Shkëndija barazon me Randers FC  

Shkëndija e Tetovës barazoi 3-3 me Randers FC nga Danimarka në ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Për kuqezinjtë debutoi në pjesën e dytë përforcimi i fundit, Es Sahhal.

Ndeshja nisi keq për kuqeznjtë, që pësuan gol pas vetëm tre minutave lojë, kur Riis shfrytëzon daljen e gabuar të portierit Zahov dhe me parabolë nga një pozitë anësore shënon për danezët. Shkëndija nuk u shpërqendrua, madje reagoi duke fituar një 11-metërsh me Ahmedin, që u ndalet në mënyrë të parregullt nga portieri kundërshtar Carlgren. Agim Ibraimi nuk gaboi nga pika e bardhë dhe rezultati u barazua 1-1 pas shtatë minutave lojë.

Në minutën e 28-të danezët shënuan të dytin me anë të sulmuesit Kamara për 2-1. Shkëndija shkoi pranë barazimit në minutën e 35-të, kur e majta e fortë e B. Ibraimit u ndal nga portieri Carlgren, ndërsa në vazhdim Imeri nuk gjen kuadratin.

Fillimi pjesës së dytë solli lojë të balancuar, ndërsa pas disa kanosjeve të kundërshtarit, në minutën e 55-të Alimi dhe B. Ibraimi kombinuan mirë pas një rivënieje nga këndi, derisa e majta e numrit 7 shkoi pranë shtyllës pingule. Skuadra daneze vazhdonte të manifesonte efikasitet në sulm dhe në minutën e 60-të Kehinde lëvizi bukur dhe me një të djathtë të saktë shënoi gol për 3-1.

Trajneri Gjoka bëri disa zëvendësime në formacion, me Shkëndijën që vazhdonte të krijonte, por pa realizim deri në minutën e 72-të, kur harkimi i Mexhanit nuk pastrohet mirë nga portieri kundërshtar, ndërsa Besart Ibraimi shënon për 2-3.

Ndryshimet sollën freski në formacion, nga minuta e 74-t u inkuadrua edhe përforcimi i fundit, Aboubakar Es Sahhal, ndërsa në minutën e 78-të do të vinte barazimi 3-3 përmes një realizimi të jashtëzakonshëm të Agim Ibraimit nga gjuajtja e lirë. Katër minuta para fundit Es Sahhal për pak sa nuk solli golin e katërt, kur priti me “vole” asistin e Merxhanit, mirëpo topi nuk gjeti kuadrantin. Kuqezinjtë do ta vazhdojnë fazën përgatitore në Antalia deri më 8 shkurt.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...