Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Tetë fitore radhazi, Flick: Të jemi kështu në dhjetor. Holanda? Çfarë i kërkova ekipit

Pesë emra të rinj te Gjermania
Pesë emra të rinj te Gjermania

Hans-Dieter Flick mori drejtimin e kombëtares gjermanë më 1 gusht dhe deri tani ka korrur vetëm fitore me “Pancerat”. Tetë ndeshje, po kaq fitores për ish-teknikun e Bayern Munchen, që gjithsesi nuk është i fiksuar pas statistikave.

Seria e rezultateve pozitive nuk më intereson, por do të isha shumë i lumtur nëse në dhjetor do të kemi një ecuri të tillë. E kuptoni mirë se ku e kam fjalën”, deklaroi 57-vjeçari duke iu referuar Botërorit Katar 2022, që do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor.

Gjermania mposhti 2-0 Izraelin në miqësoren e së shtunës, teksa të martën do të sfidojë Holandën në “Johan Cruijff Arena”, duel që fillon në orën 20:45 dhe do të transmetohet në Supersport 4.

I thashë skuadrës se dua ta fitoj këtë sfidë, sepse çdo sukses na bën më të fortë dhe na jep besim të madh për të vazhduar përpara. Ne luajmë gjithmonë për fitore.

Respekt për Holandën, ata kanë lojtarë cilësorë në çdo repart, por ne do të përpiqemi t’i vëmë nën presion”, deklaroi Hans-Dieter Flick, i cili synon të udhëheqë Gjermaninë drejt Botërorit të pestë në histori.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...