Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tete transferohet në Premier League, gati firma me klubin e njohur

Tete transferohet në Premier League
Tete transferohet në Premier League

Tete transferohet në Premier League. Sulmuesi anësor brazilian ka vendosur t’i japë fund aventurës thuajse një vjeçare me Lyonin në Ligue 1, për t’u bashkuar me Leicesterin në elitën e futbollit anglez.

Siç raportojnë mediat britanike, 22-vjeçari ka mbërritur tashmë në Leicester dhe pritet që nesër orse të hënën të kryejë vizitat mjekësore, një ritual i zakonshëm para firmës mbi kontratë dhe prezantimit zyrtar.

Lexo edhe

Tete është në pronësi të Shakhtar Donetsk, pas nisjes së luftës në Ukrainë, përfitoi nga rregulli i FIFA-s për t’u transferuar te Lyoni në huazim, gjë të cilën e përsërit edhe këtë herë për t’iu bashkuar Leicesterit.

Gjatë një sezoni te Lyon, Tete luajti 30 ndeshje dhe shënoi edhe 8 gola, duke u shfaqur si një nga protagonistët e klubit francez, teksa tani do të duhet të tregojë cilësitë në Premier League.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...