Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Tetë vite të paharrueshme”, Lewa e mbyll me Bayernin, Kahn konfirmon shitjen te Barcelona

Robert Lewandowski do të transferohet te Barcelona. Klubi katalanas ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me Bayern Munich për të blerë kartonin e bomberit polak për rreth 50 milionë euro.

Ne kemi një marrëveshje verbale me Barcelonën për shitjen e Lewandowskit. Ata na kanë bërë një ofertë absolutisht të arsyeshme dhe në sulm ne sapo kemi blerë një lojtar të klasit botëror si Sadio Mane”, deklaroi për Bild, Oliver Kahn, CEO i kampionëve të Gjermanisë.

33-vjeçari, i cili sezonin e kaluar u kthyer në golashënuesin më të mirë të historisë së Bundesligë dhe që fitoi gjithçka me Bayernin, ka folur rreth largimit të tij për Sky Sport Germania.

Kam kaluar tetë vite të mrekullueshme te Bayerni, nuk do ta harroj kurrë këtë aventurë fantastike. Do të kthehem për t’i përshëndetur të gjithë siç duhet pas turneut me Barcelonën”, deklaroi Lewandowski.

Një afrim fantastik për ekipin spanjoll, teksa Xavit i vjen sulmuesi që priste. Tifozët katalanas janë entuziastë për afrimin e një futbollisti, i cili është një garanci golash.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...