Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tetori “i ftohtë”, Shqipëria dhe Kosova humbin terren në klasifikimin e FIFA-s

Tetori pa fitore për Shqipërinë dhe Kosovën është reflektuar edhe në klasifikimin botëror të FIFAs-s, ku të dyja përfaqësueset humbasin terren, duke zbritur shkallë në klasifikim. Dy barazime pa gola për Shqipërinë, ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit, skuadra që janë më poshtë në renditjen globale, kanë sjellë rënien me 3 pozicione të kuqezinjve.

Nga vendi i 66-të, që gjendej një muaj më parë, skuadra e drejtuar nga Edy Reja, aktualisht renditet në të 69-tin, me 1345 pikë nga 1351 që kishte në muajin shtator. Sa u përket rivalëve në grupin e Nations League, Bjellorusia ndodhet në vendin e 90-të, pasi ka zbritur 3 pozicione, po aq sa Shqipëria, Kazakistani renditet i 119-ti, ndërsa Lituania ndodhet në vendin e 130-të. P

Për Kosovës, tetori solli zhgënjimin e madh sa i përket ëndrrës për të shkuar në Europian, që u sfumua në humbjen me Maqedoninë e Veriut, e cila u pasua në sfidat e këtij edicioni të Nations League, humbjen në shtëpi me Slloveninë dhe barazimin ndaj Greqisë. Pikërisht barazimi ndaj helenëve ka bërë që “Dardanët” të mos humbasin shumë terren në klasifikim, duke zbritur me një shkallë, ndërsa aktualisht renditen në vendin e 117-të në klasifikimin e FIFA-s.

Sa u përket “peshave të rënda” të futbollit botëror, interesant është fakti se në klasifikimin e përditësuar për muajin tetor nuk ka asnjë lëvizje brenda apo jashtë 10-shes së parë, ku vazhdon të kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Anglia.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...