Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tetova hap shampanjën e titullit, e gjithë shqiptaria feston me Shkëndijën

Tetova vishet kuqezi dhe është gati për festë. Bashkë me Shkëndijën sot do të festojë gjithë shqiptaria, pasi Digitalb nëpërmjet kanaleve të Supersport do të sjellë në shtëpitë tuaja jo vetëm sfidën e fundit të Shkëndijës në këtë sezon të kampionatit maqedonas atë ndaj Pelisterit që do të zhvillohet në orën 16:15 por edhe festën që do të zhvillohet në mbrëmje në qytetin e Tetovës. Sot skuadra e Qatip Osmanit luan simfoninë e fundit në një kampionat që e ka dominuar që nga java e parë duke e fituar me një diferencë të frikshme ndaj rivalëve të përjetshëm të Vardarit të Shkupit të cilët për asnjë moment nuk arritën ta vendosnin në vështirësi Shkëndijën. Kuqezinjtë të udhëhequr nga dyshja fantastike Hasani-Ibraimi por edhe nga lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Cuculi, Alimi, Emini, Stenio Junior e Radeski arritën të zhvillonin një sezon thjeshtë perfekt dhe tashmë me meritë do të marrin pjesë në turin e parë kualifikues të Champions League. Sot Shkëndija do të marrë titullin e dytë kampion në historinë e klubit me Federatën Maqedonase të Futbollit që në fund të sfidës do t’i dorëzojë trofeun kapitenit Ferhan Hasani ose më saktë Bubës siç e quajnë me përkedheli tifogrupi “Ballistët”, njeriun simbol të skuadrës së tyre. Megjithatë sfida e sotme do të jetë edhe një test gjeneral për finalen e Kupës së Maqedonisë që do të luhet 3 ditë më pas me Shkëndijën që do të ketë sërish përballë Pelisterin me objektivin e vetëm për të fituar të dy trofetë sezonalë në Maqedoni. Qoftë edhe për vetëm 1 ditë sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë nga Tetova për të festuar me skuadrën që në këtë sezon ka bërë krenare gjithë shqiptarinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...