Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta barazon rekordin negativ prej 7 ndeshjesh pa fitore

Teuta nuk po kalon një moment të mirë pas atij starti perfekt të kampionatit. Djemtë e Detit e kanë harruar shijen e fitores prej 7 javësh, ku kanë marë 2 barazime dhe 5 humbje, një ecuri që largoi skuadrën nga pretendimet e fillimsezonit. Një situatë të tillë durrsakët kanë përjetuar edhe në sezonin 2014-2015, vit në të cilin siguruan mbijetesën në javën e parafundit në përballjen direkte me Apoloninë. Nga 8 shkurti i 2015 deri më 16 mars Teuta regjistroi një ecuri prej 7 ndeshjesh pa fitore me një barazim dhe 6 humbje, për të fituar më 21 mars minimalisht 1-0 me Flamurtarin. Sigurisht që deri në fund kampionati kishte ulje – ngritjet e veta, për të synuar më pas ndryshimin e kursit në fillimin e sezonit të ri. Pikërisht nga ai moment skuadra e Maganit duhet të gjejë frymëzimin, edhe pse nga java e ardhshme nis faza e dytë, djemtë e detit duhet të mendojnë si startin e një kampionati të ri për të harruar ecurinë negative të javëve të fundit. Ndalesa e kampionatit mund të jetë dicka e mirë për Teutën që së pari duhet të rikuperojë në aspektin psikologjik dhe më pas të shpalosë në fushën e lojës atë që di të bëjë më mirë dhe atë që bëri në dy javët e para. Kampionati ka ende rrugë dhe deri në fund asgjë nuk është e pamundur, me Teutën që ka treguar në të shkuarën se di të shkaktojë surpriza.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...