Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta “blindon” 6 futbollistë, qëndron edhe talenti Lorenco Vila

Vazhdimësia e tyre te Teuta, në fakt, nuk është vëë në asnjë moment në diskutim, megjithatë, kur hidhet e zeza mbi të bardhë, siguria është e plotë. Gjatë futbollistë, që patën kontribut të madh në mbylljen e sezonit me pjesëmarrjen në Europa League dhe suksesin në Kupën e Shqipërisë, lidhen në kontratë me ekipin durrsak edhe për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për emra të tillë si: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski. Këta lojtarë vijojnë përgatitjet për sezonin e rij, që nis për përplasjen me Beitar Jeruzalemin. Firmosja e kontratës së re nga Lorenzo Vila hedh poshtë zërat se talenti durrsak mund të largohet jashtë Shqipërisë.

 Njoftimi i Teutës:

“KF Teuta ka dëshirë t’ju informojë se ka arritur marrveshjen edhe për një sezon me këta lojtarë: Renato Arapi, Emiljano Vila, Lorenco Vila, Fabian Beqja, Florent Avdyli dhe Blagoja Todorovski, të cilët kanë gjetur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe për sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e mira dhe siguria e futbollistëve kanë bërë që drejtuesit e skuadrës blu të vijojnë më tej bashkëpunimin me këta lojtarë. Dje lojtarët ka nënshkruar kontratën e re dhe do të vazhdojnë të mbajnë veshur fanellën e skuadrës së Teutës edhe për sezonin e ardhshëm.”

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...