Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta “blindon” deri në verë të vitit të ardhshëm talentin e Superiores

Teuta bën “goditjen” e madhe në janar. Jo nga ato që ndodhin zakonisht me shumë bujë, por që në fund dalin “skarco”. Klubi durrsak realizon “blerjen” me të rëndësishme, blindon me kontratë deri në vitin 2021 “xhevahirin” e futbollit shqiptar, Sherif Kallakun.

Sipas marrëveshjes së firmosur, mesfushori do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat e Teutës dhe për një tjetër sezon. Kontrata aktuale e 21-vjeçarit skadonte në verën e ardhshme. Kallaku bëhet lojtari i parë i cili rinovon marrëveshjen e tij me ekipin e Teutës.

Drejtuesit e klubit e kanë kuptuar që një futbollist i tillë është një “minierë ari”, ndaj nuk duhet neglizhuar për ta humbur më pas me parametër zero.

Të paktën për një vit kalendarik Teuta nuk ka frikë se Kallaku mund të largohet pa i siguruar një shumë të majme klubit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...