Kategoria Superiore

Teuta-Bylis, durrsakët duan tre pikët e para, ballshiotët ta nisin mbarë

Jashtë loje Osmani, Progni, Hidi, Bicaj, Busic, Frashëri, Hakaj, Camara….në fushë Stivi Frashëri, Rustem Hoxha, Çyrbja, Nikac, Kouros, Emiljano Vila, Xhemalaj, jo pak ndryshime në organike për Teutën e sezonit 2019-2020, megjithatë objektivat nuk kanë ndryshuar, Europa është primare por gjithnjë duke mbajtur nën mbikqyrje majën më të lartë të renditjes me shpresën që titulli kampion të rikththet në Durrës pas 26 vitesh. Bledi Shkëmbi tashmë e ka nje vit pervojë në rolin e trajnerit në Superiore dhe kjo mund t’i ndihmojë edhe më shumë “djemtë e detit”. Njohuritë e teknikut korçar dhe forca e grupit me lojtarë të lidhur ngushtë me fanellën e Teutës do të jenë ndoshta çelësi i suksesit të mundshëm të skuadrës durrsake, pa diskutim që pritet edhe hapi cilësor përpara i Sherif Kallakut nga një futbollist i ri me premisa për t’u shndërruar në një yll, në një lider.

Përballë është menjëherë e shkuara, Isli Hidi e Ditmar Bicaj, 2 lojtarë që nuk u larguan buzagaz nga qyteti i mbretëreshës, dhe fati i dha menjeherë mundësinë e një hakmarrje sportive. Bylisi ka kryer disa lëvizje në merkato për të mos qënë një skuadër që ngjitet dhe zbret në ashensorin e Superiores pa ndaluar në asnjë kat. Jo vetem në përvojën e Hidit e Bicajt, por trajneri Dovedan mund të mbështetet edhe tek loja e Goxhajt e Ndrecës dhe tek talenti i Guindos. Natyrshëm që emocionet do të ndikojnë tek skuadra mallakastriote në këtë duel të parë në “Niko Dovana” por në krahun tjetër entuziazmi i Bylisit mund të jetë një armë e rëndësishme për skuadrën nga qyteti i Ballshit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency