Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Teuta dhe Turqia hyjnë në mes të Vucajt dhe Luftëtarit

Largimi me kompromis nga Vllaznia duket se ka hapur skenare të reja për fantazistin shkodran Erjon Vucaj. Mesfushori që luajti i huazuar në Europa League me Luftëtarin, shihet shumë pranë gjirokastritëve, për të qenë pjesë e grupit për sezonin e ri.

Megjithatë situata e lojtarit nuk i ka shpëtuar klubit të Teutës, që po tenton të bindë fantazistin t’i bashkohet projektit të ri. Burime pranë klubit durrsak bëjnë të ditur se trajneri Blendi Shkëmbi ka telefonuar lojtarin, duke i kërkuar t’i bashkohet projektit të tij, për t’i dhënë më shumë fantazi skuadrës në fazën sulmuese.

Për momentin fantazisti shkodran ka kërkuar vetëm pak ditë kohë, duke i bërë të ditur se ka një marrëveshje në parim me Luftëtarin, për të qenë pjesë e tyre në edicionin e ri. Por nuk është vetëm Teuta që interesohet për Vucajn, pasi SuperSport mëson se për të ka interes edhe nga Turqia, me ligën e parë si destinacion i mundshëm.

Erjon Vucaj luajti me Luftëtarin në Europa League këtë verë dhe erdhi me formulën e huazimit nga Vllaznia. 28-vjeçari është bërë i njohur me aktivizimin e tij të gjatë tek Laçi, ndërsa ka veshur fanellën e Flamurtarit, Tiranës dhe edicionin e shkuar luajti për herë të parë me Vllazninë në elitë.

Në kompeticionet e UEFA-s Vucaj ka luajtur gjithashtu edhe për Skënderbeun, ndërkohë që një javë përpara fillimit të kampionatit të ri, e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje. Luftëtari, Teuta apo Turqia? Me shumë mundësi destinacioni i ri për Vucajn do të mësohet pa u mbyllur mirë kjo javë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...