Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta e brishtë, vuan administrimin e avantazhit

Humbjet tek Teuta e këtij edicioni janë tashmë diçka normale dhe për më tepër që duken identike me njëra-tjetrën. 4 nga 7 disfatat e këtij edicioni kanë ardhur me skenarin e njëjtë, me ‘djemtë e detit’ që kanë kaluar të parët në avantazh, ndërkohë që e njëjta histori ka ndodhur edhe në 2 nga 3 barazimet e deritanishme.

Duket që skuadra e Gugash Maganit nuk arrin të durojë presionin e avantazhit, duke lejuar kundërshtarët që të festojnë në fundin e takimit. Dy humbjet me Partizanin, si në fazën e parë, por edhe kjo e kësaj të diele, kanë ardhur në fundin e takimit, ku durrsakët kanë kaluar të parët në avantazh.

Historia përsëritet edhe në dështimet me Skënderbeun në shtëpi dhe Lushnjën në transfertë, ndërkohë që ndaj Kamzës dhe Laçit, po në fazën e parë, ekipi ka marrë të paktën një pikë. Shpeshherë Magani ka deklaruar se ekipi vuan përqendrimin në minutat e fundit, dhe kjo u pa në sfidën e ‘Selman Stërmasit’ ku Batha i dha fitoren Partizanit pikërisht në sekondat e fundit.

E njëjta histori ka ndodhur edhe me golin e Raçiç në barazimin me Kamzën, si dhe realizimi i Fatjon Sefës në dështimin e ‘Roza Haxhiut’ ndaj Lushnjës. Rezultatet e deritanishme, por edhe mënyra e pësimit të golave, tregon që Teuta mbetet një skuadër e brishtë, aq sa e aftë të kafshojë çdo kundërshtar në fushë, po aq e thjeshtë për t’i kthyer rezultatin, madje edhe në sekondat e fundit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...