Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Teuta e Vllaznia ndajnë pikët në “Niko Dovana”

U mbyll pa fitues sfida e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Vllaznisë për javën e 24-t të Superiores.

Miqtë shkodranë, të cilët shënuan të parët që në fillim të pjesës së parë, nuk ia dolën ta ruanin epërsinë, madje pësuan gol pas thuajse gjysmë ore lojë, me rezultatin 1-1 që mbeti në fuqi deri në fund.

Esat Mala i befasoi vendësit në minutën e 14-të, duke I vjedhur kohën mbrojtësit në prekjen e topit.

Barazimi erdhi pas një aksioni model të ekipit durrsak, i finalizuar me mjeshtëri nga Kallaku.

Lexo edhe:

Teuta e nisi me vrull pjesën e dytë, pretendoi në dy raste për penallti.

Në të 68-tën, akordohet 11-metërsh për Teutën, por e anulon sistemi VAR, që dallon një ndërhyrje të parregullt më herët ndaj Gurishtës.

Teuta tentoi golin edhe në minutat shtesë me Dacin, por Zogovic reagoi në pozicion.

Një barazim që nuk kënaqi asnjë ekip, pasi si Teuta mbetet e gjashta me 32 pikë, ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 36 pikëve.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...